Shkëmbim spektakolar: Achraf Hakimi rikthehet në Serie A

Achraf Hakimi rikthehet në Itali!

Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi mund të largohet nga PSG pas vetëm një sezoni në Parkun e Princave.

Hakimi u transferua te PSG vitin e kaluar për 66.5 milionë euro, pasiqë Inter ishte në krizë ekonomike dhe Neroaxurët ishin të detyruar ta shesin 23-vjeçarin.

Marokeni nuk ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë te PSG dhe dëshiron rikthimin te Interi, aty ku gjeti shkëlqimin.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën rikthimit dhe madje Marotta ka një ide të çmendur për ta rikthyer Hakimin në Meazza.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Marotta ia ka propozuar PSG një shkëmbim mes Hakimit dhe Skriniar.

Skriniar është në shënjestrën e PSG dhe ditët e fundit është raportuar se sllovaku ka arritur marrëveshje personale me Parisienët.

Në rast se ky shkëmbim realizohet, atëherë Interi do ta shesë Dumfries për 50 milionë euro, shkruan Calcio Mercato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here