Shkëmbimi i verës: Ylli i Milanit te Napoli, ndërsa ylli i Napoletanëve në San Siro!

Milan dhe Napoli kanë gati shkëmbimin spektakolar!

Klubet e Serie A kanë filluar të përgatiten për sezonin e ardhshëm dhe janë mjaftë aktive në merkato edhe pse ende nuk është konfirmuar asnjë transferim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Napoli mund të shkëmbejnë yjet e tyre gjatë kësaj vere.

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz dëshiron largimin nga klubi dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Napolit kartonin e Ante Rebic në këmbim të Ruiz.

Napoletanët thuhet se janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Rebic do të ishte zëvendësuesi ideal i Insignes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here