Nevoja për përforcime: PSG dhe Juventus shkëmbejnë futbollistët!

Juventus dhe Paris Saint Germain janë duke menduar për një shkëmbim të bujshëm gjatë muajve të verës.

Dy skuadrat e mëdha europiane kanë nevojë për tu përforcuar me Juventusin në repartin e mesfushës dhe PSG në repartin e sulmit.

Në këtë mënyrë dy udhëheqësitë e skuadrave janë duke menduar për një shkëmbim të futbollistëve mes tyre.

Sulmuesi 22 vjeçar i Juventusit, Moise Kean pëlqehet nga Paris Saint Germain pasi edhe më herët ka qenë pjesë e kësaj skuadre.

Në anët tjetër në rradhët e Juventusit pritet që të vijë Leandro Paredes, futbollist ky që pëlqehet tej mase nga tekniku Massimiliano Allegri.

Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që dy skuadrat janë duke bërë gati një shkëmbim kokë më kokë mes të dyve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here