Transferim spektakolar: Edinson Cavani rikthehet në Serie A!

Edhe pse pati një ofertë nga Boca Juniors, Edinson Cavani vendosi që të qëndrojë në Europë.

Në këtë mënyrë uruguajani dhe ish futbollisti i Manchester United ka vendosur që karierën ta vazhdojë në Serie A.

Cavani do të rikthehet përsëri në Serie A pas dy aventurave të mrekullueshme që kishte me Palermon dhe Napolin.

Skuadra e tij e ardhshme do të jetë ajo e Salernitanos ku do të jetë së bashku me Franck Ribery në sulm dhe së bashku do të tentojnë që të mbajnë në Serie A skuadrën italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here