Shkëmbim spektakolar: Ruben Dias transferohet te gjiganti italian

Gati shkëmbimi i merkatos së verës, Ruben Dias transferohet në Serie A!

Qendërmbrojtësi portugez, Ruben Dias mund të largohet nga Manchester City këtë verë edhe pse u transferua në Etihad para dy viteve për 68 milionë euro.

Dias ka kontratë me Citizens deri në vitin 2027, por Guardiola është i gatshëm ta sakrifikojë portugezin për yllin e Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se City është i gatshëm tia ofrojë Juventusit kartonin e Dias në këmbim të De Ligt.

De Ligt pëlqehet shumë nga Guardiola, ndërsa Biankonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi, pasiqë mbrojtësi holandez nuk është i lumtur te Zonja e Vjetër.

De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024 dhe Biankonerët do të jenë të detyruar verën e ardhshme ta shesin për një shifër më të ulët se vlera aktuale prej 70 milionë eurove.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në rast se marrëveshja arrihet, ky do të ishte shkëmbimi më i madh këtë merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here