Milan apo PSG: Renato Sanches ka marrë vendimin e fundit!

Futbollisti i Lille, Renato Sanches tashmë ka marrë vendimin final se ku do ta vazhdojë karierën.

Për shërbimet e tij interesim të madh kanë shfaqur skuadrat e Milan dhe Paris Saint Germain dhe siç raporton ‘lavoixdunord.fr’, ai ka pranuar ofertën e gjigantit francez.

Parisienët duket se janë dakorduar që për shërbimet e tij ti paguajnë Lille plot 30 milionë euro.

Kujtojmë që para këtyre ndodhive të fundit portugezi kishte arritur një marrëveshje personale me Milanin por që rezultoi e parëndësishme në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here