Mourinho mposhtë të gjithë: Ylli i Real Madrid transferohet tek Roma!

Roma e Jose Mourinhos pas triumfit në Conference League që u mbajt në Tiranë duket tepër entuziaste dhe kërkon përforcimet e duhura në merkaton e sapohapur verore.

Tashmë për fansat Giallorossë një surprizë të bukur është duke përgatitur vetë Jose Mourinho i cili tashmë duket se ka siguruar transferimin e një futbollisti të Real Madrid, që e kishte nën urdhërat e tij në Santiago Bernabeu.

Fjala është për Iscon, mesfushorin ofenziv me shumë përvojë i cili këtë verë pritet të largohet nga Real Madrid pas një aventure të gjatë me Los Blancos.

Siç raporton AS, Jose Mourinho është shumë pranë arritjes së transferimit të tij me parametra 0 dhe marrëveshje mund të zyrtarizohet ditëve të ardhshme.

Marrëdhëniet e mira të Romës me agjentin e tij, Jorge Mendes priten ti japin edhe një marsh më shumë negociatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here