Marotta nuk ka të ndalur: Inter transferon yllin e Borussia Dortmund

Marotta ka gati goditjen e rradhës!

Inter është njëra nga skuadrat më aktive këtë merkato duke zyrtarizuar Lukakun, Asllanin, Onanan dhe Mkhitaryan.

Por Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasiqë në Meazza priten edhe disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja gjermane Bild, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Njëri nga dyshja De Vrij-Skriniar, pritet të largohet nga Meazza dhe Marotta e ka piketuar Akanjin si zëvendësuesin ideal.

Akanjit i skadon kontrata me Dortmundin verën e ardhshme dhe Neroaxurët mund ta transferojnë për 15-20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here