Lajm bombastik: Juventus transferon yllin e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Juventus transferon yllin e rivalëve!

Juventus dhe Inter janë mjaftë aktiv në merkato duke siguruar disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

Inter ka zyrtarizuar afrimin e Lukakut, Asllanit, Mkhitaryan dhe Onana, ndërsa Juventus ka zyrtarizuar afrimin e Pogbas dhe Di Maria pritet të jetë emri i rradhës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Stefan De Vrij nga Interi.

Holandezit i skadon kontrata me Neroaxurët vitin e ardhshëm dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin këtë verë për të mos e humbur verën e ardhshme falas.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe Biankonerët ditët në vijim do të prezantojnë ofertën zyrtare për De Vrij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here