Oferta prej 120 milionë eurove ka arritur: Osimhen largohet nga Napoli!

Oferta stratosferike ka arritur, Victor Osimhen largohet nga Napoli!

Victor Osimhen, ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Sulmuesi nigerian e përfundoi sezonin e kaluar me 18 gola dhe 6 asistime në 32 ndeshje të luajtura dhe gjigantët europian synojnë transferimin e tij.

Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se oferta stratosferike për kartonin e tij ka arritur.

Sipas Calcio Mercato, Bayerni i Mynihut është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për Osimhen nëse Lewandowski largohet nga Allianz Arena këtë verë.

De Laurentiis është i gatshëm ta pranojë ofertën e Bavarezëve dhe në rast se Osimhen nuk transferohet te Bayerni këtë verë, atëherë verën e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të fanellën e Bavarezëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here