Bombë nga Spanja: Ronaldo transferohet te Barcelona

Lajm bombastik nga Spanja, Cristiano Ronaldo transferohet te Barcelona? 

Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit pas vendimit për tu larguar nga Manchester United.

Ronaldo ka vendosur të largohet nga Old Trafford dhe spekulimet për skuadrën e tij të re nuk kanë të ndalur.

E përditshmja spanjolle AS, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes janë duke diskutuar mundësinë e transferimit të portugezit në Camp Nou.

Barcelona është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kërkesat e larta të Bayernit për Lewandowskin, kanë bërë që Laporta të kthejë vëmendjen kah Ronaldo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here