Nuk kanë të ndalur: Berlusconi dhe Galliani transferojnë yllin e Interit!

Monza është rikthyer në Serie A mirëpo siç po zhvillohet merkatoja sezonin e ardhshëm ajo do të jetë padyshim surpriza e bukur e ligës.

Kjo për faktin që Silvio Berlusconi së bashku me Gallianin janë duke zhvilluar merkato fantastike ku së fundmi u përfundua me sukses transferimi i Matteo Pessinas.

Por më e bukura pritet të ndodhë ditëve të ardhshme ku një goditje e madhe synohet prej Monzas ‘në dëm’ të Interit. Fjala është për Edin Dzekon, sulmuesin qëndror të Neroazzurëve i cili nuk e ka të qartë akoma të ardhmen e tij.

Dyshja drejtuese e Monzas ka premtuar emra të mëdhenj në merkato dhe një gjë të tillë duket se do ta realizojnë me përpikmëri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here