Dybala in, Lautaro out: El Toro largohet nga Interi për 90 milionë euro

Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro largohet nga Interi.

Interi është skuadra më aktive në merkato duke zyrtarizuar katër transferime, por tani nga klubi pritet të largohen disa lojtarë.

Lautaro Martinez është njëri nga lojtarët më të kërkuar dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë në rast se arrin një ofertë stratosferike.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United është e gatshme të ofrojë 90 milionë euro për kartonin e Lautaros.

Djajtë e Kuq e kanë piketuar argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Ronaldos, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë për një shifër të tillë.

Në rast se Lautaro transferohet në Old Trafford, Inter do ta transferojë Dybalan me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here