Dumfries bën gati valixhet: Marotta ka gjetur pasardhësin e holandezit

Denzel Dumfries drejt largimit nga Interi, Marotta ka gjetur zëvendësuesin!

Denzel Dumfries është njëri nga lojtarët që mund të sakrfikohet nga drejtuesit e Interit gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi holandez ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në sezonin e tij të parë me fanellën e Neroaxurëve.

Dumfries u transferua te Interi verën e kaluar për 12 milionë euro nga PSV, por mund të largohet nga Meazza pas vetëm një sezoni.

Interesimi për Dumfries është i madh dhe sipas raportimeve të fundit Manchester United është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për holandezin.

Te Interi janë të gatshëm ta lënë të lirë për një shifër të tillë dhe madje Marotta ka gjetur pasardhësin.

Calcio Mercato, shkruan se Marotta synon transferimin e Alvaro Odriozolas nga Reali.

Odriozola ka bërë paraqitje të mira te Fiorentina, ndërsa Inter mund të sigurojë shërbimet e spanjollit për vetëm 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here