Nuk rezistohet më: Scamacca me skuadër të re për 50 milionë euro!

Gianluca Scamacca nuk ka dyshim që është sulmuesi më në formë sa i përket futbollistëve italian dhe kjo superformë që ai po kalon nuk ka kaluar pa u vërejtur nga gjigantët italianë dhe jo vetëm.

E ardhmja e yllit të Sassuolos duket se do të jetë jashtë Apenineve pasi interesim të madh për të është duke shfaqur Paris Saint Germain për të cilën aspekti financiar nuk përbën problem.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur që Sassuolo i ka vënë atij një çmim prej 50 milionë eurosh, shumë kjo që do të paguhet nga PSG edhe pse me anë të negociatave kanë tentuar uljen e çmimit por pa sukses.

Scamacca vlerësohet si njëri prej emrave më të talentuar sa i përket sulmit dhe nuk është një emër që pritet të lëshohet nga parisienët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here