Marotta nuk ka të ndalur: Inter transferon yllin e Napolit!

Një tjetër ‘bombë e kurdisur’ duket se është gati të shpërthejë tek skuadra e Spallettit.

Lamtumira është gati të jepet për një futbollist që Inter ka muaj që po tenton transferimin e tij. Pas Insignes dhe Mertens napolitanët janë shumë pranë për të humbur edhe Fabian Ruiz.

Mesfushori spanjoll nuk ka dëshirë që të rinovojë kontratën dhe Beppe Marotta po punon fuqishëm për transferimin e tij gjatë këtyre javëve të verës.

Edhe De Laurentiis është dorëzuar dhe po konsideron mundësinë për shitjen e tij me një vlerë 25-30 milionë euro. 26 vjeçari gëzon një reputacion mjaft të mirë në Itali ku më herët edhe Juventus kishte tentuar transferimin e tij por pa sukses.

Marotta me bashkëpunëtorët e tij tashmë kanë filluar punën dhe nuk priten që të heqin dorë pa arritur një marrëveshje për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here