Siç bëjnë të ditur mediat në Itali, Luis Suarez ka vendosur që të largohet nga Atletico Madrid për ta vazhduar karierën e tij në Serie A.
Mësohet se sulmuesi uruguajan ka marrë një ofertë që nuk mund të refuzohet nga gadishulli Apenin, rreth 5 milionë euro për sezon.
Silvio Berlusconi, pronari i Monzas nuk është duke kursyer aspak financat për të ndërtuar një skuadër kompetitive për sezonin e ri në Serie A dhe Suarez duket emri i duhur për sulmin.
Pas plot 6 transferimeve të arritura në këto javë të merkatos, Berlusconi tashmë po kërkon një sulmues që di të shënojë gola dhe duket se tanimë e ka gjetur njeriun e duhur.