E bujshme: Nabil Fekir transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Nabil Fekir drejt transferimit në Serie A.

Mesfushori francez, Nabil Fekir është pranë largimit nga Real Betis pas tre sezoneve të luajtura në Benito Villamarin.

Fekir ka kontratë deri në vitin 2026, por Betisi po përballet me probleme ekonomike dhe klubi spanjoll është i detyruar ta shesë francezin gjatë këtij afati kalimtar.

E përditshmja spanjolle AS, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Fekir mund ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Milan dhe Roma.

Si Milan ashtu edhe Roma janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe janë të gatshme të ofrojnë 35 milionë euro për kartonin e Fekir.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here