Berlusconi dhe Galliani nuk po tallen: Arrijnë 3 përforcime nga Roma, Napoli dhe Shakhtar!

Monza deri më tani ka arritur të sjellë 6 përforcime por Berlusconi nuk e ka ndërmend që të ndalet me kaq. Siç bën të ditur Sky, edhe 3 futbollistë të tjetër do ti bashkohen skuadrës italiane.

I pari në listë është Andrea Petagna nga Napoli, me sulmuesin që pritet të vijë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 14 milionë euro.

I dyti do të jetë mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, braziliani Marlon ndërkohë që emri i fundit është mesfushori i Romës, Gonzalo Viljar.

Nuk ka dyshim që në sezonin e ardhshëm për secilën skuadër do ti duhet shumë punë për të marrë 3 pikët në stadiumin Brianteo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here