E bujshme: Pau Torres transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Pau Torres te gjiganti italian.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Pau Torres pritet të largohet nga Villarreali këtë verë.

Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024, ndërsa interesimi për të është i madh.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Torres mund ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët e kanë piketuar Torresin si zëvendësuesin ideal të Matthijs de Ligt, i cili është pranë largimit nga Juventusi.

Bisedimet mes Juventusit dhe Villarrealit pritet të fillojnë së shpejti dhe për kartonin e spanjollit Biankonerët do të paguajnë më së paku 45 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here