Lajm bombastik: Depay transferohet te gjiganti italian!

Memphis Depay bën gati valixhet, holandezi drejt transferimit në Serie A.

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay është drejt largimit nga Camp Nou pas vetëm një sezoni me fanellën e Blaugranëve.

Depay ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës sezonin e kaluar me 13 gola të realizuar në 37 ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër lojës së mirë që ka shfaqur, Depay pritet të largohet nga Barcelona pas prurjeve të shumta në vijën e sulmit.

Mediat spanjolle, shkruajnë se interesim për Depay ka shfaqur Roma dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Depay ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, ndërsa Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë për 25 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here