80 milionë euro dhe Milan dorëzohet, Rafael Leao largohet nga San Siro!

Klubi italian i Milanit ka filluar tashmë ti marrë seriozisht ofertat të cilat po vijnë në drejtim të Rafael Leaos dhe largimi i tij në këtë afat kalimtar duket i mundur të ndodhë.

Portugezi ka qenë njëri prej futbollistëve më meritorë të triumfit të Rossonerëve në Serie A dhe ky fakt ka bërë që interesimi ndaj tij të rritet tej mase muajve të fundit.

E ardhmja e tij nuk duket se është e destinuar të jetë në San Siro pasi interesim i madh është duke ardhur nga dyshja e Premier League, Chelsea dhe Manchester City të cilat kanë mundësitë ekonomike për ta bërë atë për vete.

Il Corriere dello Sport ka bërë të ditur se Milan është gati të ndahet me sulmuesin nëse në tavolinë vjen oferta prej 80 milionë eurosh.

Një shumë e tillë mund të ofrohet si nga Blutë e Londrës poashtu edhe nga Citizens dhe vullneti për blerjen e portugezit ekziston tek të dy palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here