Bombë: Suaret pranë transferimit te Milani!?

Lajm bombastik nga Spanja, Luis Suarez transferohet në San Siro.

E përditshmja spanjolle AS, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Luis Suarez ka arritur marrëveshje me Milanin për tu transferuar në San Siro.

Sulmuesi uruguaian është lojtarë i lirë pas skadimit të kontratës me Atletico Madrid dhe dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Europë.

Suarez ka marrë ofertë nga Monza, por AS, shkruan se Suarez dhe Milan kanë rënë dakord për një kontratë një vjeçare.

35-vjeçari do të përfitojë 4 milionë euro në San Siro, sipas AS, ndërsa mediat italiane nga ana tjetër nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here