Oferta joshëse ka arritur, Hakan Calhanoglu bën gati valixhet.
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe verën e kaluar kur vendosi të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Neroaxurëve.
Calhanoglu bëri një sezon të mirë te Interi duke realizuar 8 gola dhe 13 asistime, por kjo nuk mjaftoi që Neroaxurët ta fitojnë Scudetton.
Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Manchester United synon transferimin e mesfushorit turk gjatë këtij afati kalimtar.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e Calhanoglut, ndërsa te Inter janë të hapur për shitjen e tij.