Tre sezonet tek Juventus të Adrian Rabiot nuk kanë shkuar ashtu siç pritej.
Në verën e 2019-ës, goditja me kosto zero nga PSG dukej s e u kishte garantuar bardhezinjve një lojtar me perspektivë dhe të besueshëm. Por gjërat nuk kanë shkuar pikërisht ashtu.
Mesfushori ka rezultuar vendimtar rrallë herë dhe pavarësisht e kontributi i tij në sezonin e kaluar është vlerësuar nga Allegri, lojtari, i cili ka akoma edhe një vit në kontratë, mund të shfrytëzohet për një operacion në merkato.
Kështu, Rabiot mund të përfshihet në një negociatë që mund t’i dhurojë trajnerit livornez një përforcim të papritur. Emri i Gabriel është kthyer në modë siz ëvendësues i mundshëm i De Ligt, me këtë të fundit që pritet të transferohet te Bayern-i.
Mbrojtësi brazilian është monitoruar gjithmonë me kujdes në muajt e fundit, Arsenal është i gatshëm ta shesë, por preferenca e parë e Topçinjve është për një operacion vetëm me para.
Vlerësimi, sipas The Indipendent është 50 milionë sterlina, rreth 59 milionë euro. Me përfshirjen e Rabiot, i cili pëlqehet nga anglezët, kostoja e operacionit do të ishte 47 milionë euro.