Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta është duke punuar fuqishëm që ti sigurojë Simone Inzaghit një skuadër cilësore për sezonin e ri.
Serie A e sezonit të ardhshëm kurrë nuk ka qenë më e barabartë, me Interin që kërkon trofe në Itali por synon që të shkojë sa më larg që të jetë e mundur edhe në Champions League.
Siç paralajmërojnë mediat në Apenine, javën e ardhshme Gleison Bremer do të zyrtarizohet si futbollist i Neroazzurëve.
Torino do të marrë rreth 30 milionë euro në kompenzim të lirimit të tij ndërkohë që lihet të nënkuptohet se Milan Skriniar do të lihet i lirë që të largohet tek Paris Saint Germain.