Punë e kryer: Milan transferon yllin 35 milionësh!

Milan-i i Stefano Pioli-tfiton dhe bind në miqësoren kundër Koln-it, në daljet e para si kampion i freskët i Italisë.

Kuqezinjtë janë udhëhequr nga Olivier Giroud, në pritje të merkatos.

Ajo që po vjen, në fakt, do të jetë me shumë mundësi java e Charles De Ketelaere. Sipas La Gazzetta dello Sport, është gati sulmi vendimtar nga ana e kuqezinjve.

Nga dita e hënë, Maldini dhe Massara duket se do të hidhen në sulm me një ofertë të re dhe më të lartë për të siguruar shërbimet e talentit.

Pjesa fikse e ofertës do të rritet dhe, me bonuse dhe shpërblime, do të mund të shkojë rreth 35 milionë euro, që është shuma e kërkuar nga Brugges. Janë ditët e De Ketelaere në shtëpinë e Milan-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here