Siç kanë shkruar mediat në Itali, Juventus është gati që ti prishë planet e mëdha të Beppe Marottas sa i përket merkatos.
Milan Skriniar tashmë është me një këmbë në Paris Saint Germain ndërkohë që drejtori sportiv i Neroazzurëve ka gjetur emrin që do ta zëvëndësojë sllovakun.
Fjala është për Gleison Bremer të Torinos, emër të cilin Marotta dhe drejtuesit e Interit po e konsiderojnë si të tyrin mirëpo Zonja e Vjetër akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit. Kjo për arsyen se nga Juventus do të largohet Matthijs de Ligt në drejtim të Bayern Munich.
Kjo ka bërë që Biankonerët të hidhen në sulm me të gjitha mundësitë për ta bërë për vete mbrojtësin më në formë në Apenine gjatë sezonit të kaluar.