Lajm bombastik nga Italia, Rosonerët kanë gati super goditjen.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm pas rinovimit të kontratave.
Rosonerët zyrtarizuan afrimin e Divock Origit, ndërsa sipas raportimeve të fundit Milan mund të transferojë yllin e PSG.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG ia ka ofruar Milanit kartonin Giorginio Wijnaldum.
Wijnaldum nuk bën pjesë në planet e Parisienëve dhe holandezi do të ishte zëvendësuesi ideal i Kessie.
PSG është e hapur për huazim dhe madje është e gatshme ta paguaj gjysmën e pagës dhe Rosonerët janë të joshur nga ideja.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në rast se Sanches përfundon te PSG, atëherë Wijnaldum është zhgjedhja e Milanit për mesfushën.