Nuk mbaron me Bremer: Juventus transferon yllin e Serie A për 60 milionë euro

Biankonerët nuk kanë të ndalur!

Juventus është mjaftë aktiv në merkato duke shitur Matthijs de Ligt dhe duke afruar Pogban, Di Marian dhe Bremer.

Biankonerët kanë arritur të arkëtojnë 70 milionë euro nga shitja e De Ligt dhe janë hedhur menjëherë në sulm duke siguruar shërbimet e Bremer për 40 milionë euro.

Por sipas mediave italiane, merkato për Juventusin nuk ka përfunduar, pasiqë Zonja e Vjetër ka gati transferimin e rradhës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus ditët në vijim do të hidhet në sulm për transferimin e Milinkovic-Savic nga Lazio.

Savic është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë dhe Agnelli është i gatshëm të ofrojë 50-60 milionë euro për ta bindur Lotiton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here