Conte përsëri: Juventus transferon yllin e Tottenham!

Antonio Conte është përsëri iniciator që Juventus të sigurojë një futbollist tejet të rëndësishëm në këtë periudhë të merkatos.

Biankonerët janë të vetëdijshëm që prej sezonit të ardhshëm nuk mund të llogarisin në shërbimet e Alex Sandros, për shkak të moshës së shtyer tashmë të brazilianit.

Mirëpo Zonja e Vjetër e ka gjetur tashmë emrin e ri që do të zërë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe gjithë kjo falë Antonio Contes.

Tekniku italian nuk e ka ndërmend që ta mbajë më në skuadër Sergio Reguilon i cili është shumë pranë kalimit në Torino. Pritet që të arrihet një marrëveshje huazimi për një shifër prej 10 milionë eurosh për spanjollin.

Pas një sezoni Juventus do të ketë të drejtë blerjeje nëse i ofron Tottenhamit edhe 12 milionë euro shtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here