Real Madrid nuk ka në plan që ta mbajë mbrojtësin e majtë Marcelo i cili për vite me rradhë ishte njëri prej emrave më të rëndësishëm të Los Blancos.
Mosha e brazilianit ka detyruar madrilenët që të lejojnë largimin e tij mirëpo ky i fundit tashmë duket se ka gjetur përsëri një skuadër ku do të luajë në nivele të larta.
Fjala është për skuadrën e Lazios e cila tashmë ka bërë gati një ofertë në drejtim të brazilianit ku bëhet fjalë për një kontratë 3 vjeçare me një pagë sezonale prej 2.5 milionë eurosh.
Para se oferta të shkojë zyrtarisht në drejtim të Real Madrid, një takim do të mbahet në mes të drejtuesve të Lazios dhe Maurizio Sarrit për të parë nëse tekniku dëshiron transferimin e brazilianit.