Marrëveshja u arrit: Wijnaldum kalon tek skuadra e madhe italiane!

Holandezi dhe Paris Saint Germain nuk rezultuan një kombinim i suksesshëm dhe për këtë arsye tashmë Giorgionio Wijnaldum ka vendosur që ti jap fund aventurës në Francë për tu transferuar në Apenine.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se skuadra e Romës tashmë ka arritur një marrëveshje për transferimin e Giorginio Wijnaldum mirëpo në formë huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni për 15 milionë euro.

Kujtojmë që më herët Inter kishte tentuar disa herë që të siguronte shërbimet e tij mirëpo pa sukses ndërkohë që Giallorossët tashmë ndërhynë në momentin e duhur duke arritur marrëveshje tepër të favorshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here