Lajm bombastik nga Italia: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Një lajm i bujshëm është dhënë nga Sport Mediaset.

Sipas medias italiane, Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Serinë A. Portugezi ka kërkuar largimin nga Manchester United, por nuk ka gjetur akoma një sistemim të ri.

Një ide që lind nga Lewandowski dhe transferimi i tij te Barcelona: Bayern Munich duhet të gjejë një qendërsulmues dhe sytë e bavarezëve janë kthyer nga Victor Osimhen.

Sipas Sport Mediaset, në ditët e ardhshme te Napoli mund të mbërrijë një ofertë mes 80 dhe 90 milionë euro, shifër shumë afër 100 milionë eurove të kërkuara nga De Laurentiis.

Oferta e mundshme e Bayern Munich për Osimhen mund ta lëkundë De Laurentiis dhe në rast lamtumirë do të krijohej mundësia për të realizuar goditjen e bujshme Ronaldo.

Në veçanti, sipas të njëjtit burim, Mendes mund t’ua ofrojë CR7 klubit italian si zëvendësues të nigerianit. Ronaldo ka kaluar një sezon të komplikuar tek United dhe me ardhjen e Ten Hag mundësitë e një qëndrimi te Djajtë e Kuq janë pakësuar ndjeshëm.

Transferimi i portugezit te Napoli-t nuk do të ishte një operacion i lehtë në këndvështrimin ekonomik, por që mund t’i kthejë pak entuziazëm një ambienti që jeton javë të trazuara për shkak të largimeve të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here