Agnelli hap thesin: Juventus transferon yllin e Realit për 40 milionë euro

Biankonerët nuk kanë të ndalur.

Juventus është njëra nga skuadrat më aktive në merkato duke siguruar tre përforcime.

Biankonerët kanë firmosur me Paul Pogban, Angel Di Marian dhe Gleison Bremer, ndërsa nga klubi është larguar Matthijs de Ligt.

Në skuadër pritet një revolucion i vërtetë dhe dyshja Arrivabene-Cherrubini janë duke punuar për përforcimet e rradhës.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus synon transferimin Casemiros nga Reali, gjatë këtij afati kalimtar.

Casemiro ka kontratë me Realin deri në vitin 2025, por është i hapur për tu larguar nga Santiago Bernabeu, pas transferimit të Tchoamenit.

Perez është i hapur për shitjen e Casemiros, ndërsa Agnelli ka gati ofertën prej 40 milionë eurove për kartonin e brazilianit.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Casemiro sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Juventusit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here