Paratici pajtohet me Milan: Ylli i Spurs do transferohet në San Siro!

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një takim në mes të Fabio Paraticit dhe përfaqësuesve të Milan. Tema kryesore ishte një futbollist i Tottenham i cili është njëri ndër emrat më të rëndësishëm për Rossonerët në këtë merkato verore.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Spurs, Tanganga i cili pëlqehet shumë nga Paolo Maldini.

Tottenham tashmë ka dhënë dritën jeshile për një huazim të tij me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro. Në këto momente bisedimet janë në një fazë ku të dy palët po shqyrtojnë të gjithë mundësitë para se të dalin me ndonjë propozim konkret.

Futbollisti i lindur në 1999 edhe për shkak të moshës së re deri më tani ka zhvilluar hiç më pak se 43 ndeshje me skuadrën e Tottenham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here