Bombë nga Italia: Inter transferon yllin e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Inter transferon yllin e Juventusit!

Inter dhe Juventus përveç rivalitetit në fushë, kanë dueluar edhe gjatë kësaj merkatoje për shërbimet e Gleison Bremer.

Biankonerët arritën të mposhtin Neroaxurët në garën për firmën e mbrojtësit brazilian, ndërsa sipas mediave italiane rivalët e përjetshëm mund të bashkëpunojnë gjatë këtij afati kalimtar.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Alex Sandros nga Juventusi.

Neroaxurët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë, pasiqë Gosens nuk është në nivelet e duhura të përgatitjes dhe Inzaghi është i shqetësuar.

Inzaghi ka kërkuar një opsion të dytë dhe Sandro do të kushtonte 10 milionë euro. Te Juventus janë të hapur për shitjen e brazilianit, pasiqë kontrata i skadon vitin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here