Elliott transferon një super lojtar për lamtumirën me Milan!

Elliott kanë shitur aksionet e Milanit tek RedBird Capital mirëpo nuk do të largohen nga San Siro pa bërë edhe një dhuratë lamtumire për fansat kuqezi. AC Milan është në fazat përfundimtare të ndërrimit të lidershipit të skuadrës.

Fondi amerikan RedBird do të blejë të gjitha aksionet nga Elliott për një shumë prej 1.2 miliard dollarësh plus edhe 500 milionë të tjera në formë bonusesh.

Tuttosport bën të ditur që Elliott dëshiron që para largimit të bëj një transferim në formë dhurate për Rossonerët.  Amerikanët kanë shënjestruar talentin belg të Club Bruge, Charles de Ketelaere.

21 vjeçari ka një çmim prej 35 milionë eurosh dhe ky transferim do të shndërrohej në njërën ndër blerjet më të kushtueshme të Rossonerëve.

Maldini, Massara dhe Pioli kanë shumë besim që talenti belg do të jetë në gjendje që të bëj diferencën në San Siro gjatë sezonit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here