Thomas Tuchel ka rikthyer vëmendjen e tij tek Inter me një emër që duket se akoma ka mbetur fiksim në mendjen e tij.
Tekniku gjerman po kërkon me çdo kusht që në Stamford Bridge të transferojë mbrojtësin e zikaltërve, Milan Skriniar i cili këtë verë po kërkohet me ngulm edhe nga Paris Saint Germain.
Problemet në mbrojtjen e Bluve të Londrës kanë detyruar Tuchel që të kthejë sytë kah merkatoja dhe raportohet se Chelsea është e gatshme të ofrojë plot 70 milionë euro për mbrojtësin sllovak.
Por Inzaghi nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga shërbimet e tij, të paktën derisa të sigurojnë një tjetër emër që mund ta zëvëndësojë atë.