Një pas një: Mourinho ka gati një transferim nga Premier League tek Roma!

Roma është duke kërkuar edhe një emër për qendër të mbrojtjes dhe tashmë Jose Mourinho duket se ka gjetur zgjidhjen.

Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly është emri i ri i cili ka përfunduar në listën e Romës.

28 vjeçari ka kaluar një sezon zhgënjyes tek Manchester United pasi ka luajtur vetëm në 7 takime ku pati probleme me lëndime dhe nuk kishte hapësirat e duhura.

Daily Mail ka bërë të ditur se drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, ka kontaktuar me drejtuesit e Djajve të Kuq për të pyetur më shumë rreth situatës së këtij futbollisti.

Bailly aktualisht ka një kontratë në Old Trafford deri në vitin 2024 dhe mund të largohet në rast se Giallorossët janë gati të ofrojnë 10 milionë euro për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here