Nuk dëshiron që të mbetet rezervë: Roberto Firminho tek gjiganti i Serie A për 23 milionë euro!

Roberto Firminho nuk është më pjesë e formacionit të parë tek skuadra e Liverpoolit dhe një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak atij.

Siç bën të ditur Mirror, Juventus është e interesuar për shërbimet e tij dhe ka drejtuar një ofertë prej 23 milionë eurosh në drejtim të Anfield Road.

Raportohet se oferta është pranuar nga Liverpool ndërkohë që sulmuesi brazilian nuk pritet që të ketë asgjë kundër këtij transferimi që mund të jetë një dritare e re në karierën e tij.

Tashmë pritet vetëm një zyrtarizim nga ana e Zonjës së Vjetër për të krijuar një dyshe të frikshme Vlahovic-Firminho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here