U paguan 80 milionë euro për të: Kepa vjen në huazim tek gjiganti italian!

Në verën e vitit 2018, Chelsea arriti transferimin e Kepa Arrizabalagas për hiç më pak se 80 milionë euro nga skuadra e Athletic Bilbao.

Përfaqësuesi spanjoll nuk arriti pritshmëritë e Bluve të Londrës duke bërë kështu që kariera e tij të jetë në rrezik, dhe siç raporton La Repubblica, Chelsea ka vendosur për huazimin e tij tek Napoli.

Deri më tani Kepa ka veshur fanelën e kombëtares spanjolle vetëm 11 herë ndërkohë që nga 80 milionë euro 4 vite më parë tashmë çmimi i tij ka rënë në vetëm 10 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here