Zaniolo do largohet nga Roma mirëpo jo për Juventusin!

Nicolo Zaniolo vazhdon që të ketë paqartësi të mëdha sa i përket karierës dhe të ardhmes së tij.

Italiani pritet të largohet gjatë kësaj vere pasi nuk është se preferohet shumë nga tekniku Jose Mourinho. Roma e ka nxjerrë atë në shitje dhe për kartonin e tij po kërkon plot 50 milionë euro.

Juventus deri më tani ishte favoritja kryesore për shërbimet e tij por gjërat tani kanë marrë një kahje tjetër pasi edhe Tottenham është futur seriozisht në garë.

Fabio Paratici gjatë ditëve të ardhshme pritet që të mbajë një takim me Tiago Pinton dhe Zaniolo duket se do të jetë tema kryesore.

Ditë më parë Spurs bënë ditë më parë një ofertë në drejtim të tij mirëpo që u refuzua për shkak se Roma kërkon të fitojë më shumë se 50 milionë euro nga shitja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here