E bujshme: Saul transferohet në Serie A, por jo te Roma

Saul Niguez në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Mesfushori spanjoll, Saul Niguez është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë këtij afati kalimtar.

Chelsea nuk e bleu kartonin e spanjollit dhe Saul është rikthyer te Atletico, por nuk bën pjesë në planet e Simeones.

27-vjeçari është i lidhur me një transferim te Roma, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.

Portali spanjoll Todo Fichajes, shkruan se Juventus synon transferimin e Saul pas lëndimit të Paul Pogba.

Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Atleticon dhe mund ta huazojnë Saul me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here