Lajm bombastik nga Spanja: Milan transferon yllin e Barcelonës

RedBird hap thesin, Milan transferon yllin e Barcelonës.

Milan është më pak aktiv në merkato në karahasim me Juventusin dhe Interin, por sipas raportimeve të fundit Rosonët kanë gati disa goditje.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit, mesfushës dhe mbrojtjes, ndërsa mediat spanjolle kanë zbuluar objektivin e fundit të Maldinit.

E përditshmja spanjolle AS, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimine sulmuesit të Barcelonës, Memphis Depay.

Sulmuesi holandez nuk bën pjesë në planet e Xavit për sezonin e ri pas prurjeve të shumta dhe është pranë largimit nga Camp Nou.

Rosonerët e shohin Depay si përforcimin ideal për vijën e sulmit, pasiqë holandezi mund të luaj si sulmues krahu, por edhe si qendërsulmues.

Barcelona kërkon 20 milionë euro për Depay, por te Milan janë të bindur se mund ta transferojnë për 15 milionë euro, pasiqë kontrata i skadon verën e ardhshme.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here