Maldini për shopping në Dragao: Milan transferon yllin e Portos

Goditje surprizë, Milan transferon yllin e Portos.

Milan është më pak aktiv në merkato krahasuar me Juventusin dhe Interin. Rosonerët kanë transferuar vetëm Origin, por në San Siro priten disa goditje javët në vijim.

Renato Sanches, De Ketelaere, Hakim Ziyech janë lojtarët të lidhur me Milanin, ndërsa mediat spanjolle kanë zbuluar një emër surprizë në shënjestrën e Maldinit.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes, shkruan se Milan synon transferimin e sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi.

Taremi realizoi 26 gola dhe 17 asistime sezonin e kaluar me Porton në 47 ndeshje të luajtura.

Maldini e sheh sulmuesin iranian si një përforcim ideal për vijën e sulmit, pasiqë Taremi mund të luaj edhe nga krahu i majtë.

Taremi ka kontratë me Porton deri në vitin 2024, ndërsa për kartonin e tij Milan do të ofrojë më së paku 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here