E bujshme: Miralem Pjanic rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Miralem Pjanic rikthehet në Serie A!

Miralem Pjanic mund të kthehet tek Juventus-i. Pavarësisht se boshnjaku duket se po bind Xavi-n që t’i japë një mundësi te Barcelona, për lojtarin janë kthyer zërat për një interesim të bardhezinjve.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane, në fakt, “në Continassa kanë filluar të vlerësojnë mundësinë që ta kthejnë lojtarin në Torino”.

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një ide, dhe natyrisht konsiderohet një alternativë për Paredes, një tjetër emër për të cilin interesohet Juventus-i.

Në ditët e ardhshme, dhe vetëm pasi të jetë larguar edhe Arthur, drejtuesit bardhezinj do të kërkojnë të kuptojnë se cili do të ishte më i përshtatshëm për mesfushën e Allegri-t, Pjanic apo argjentinasi.

Ish-lojtari i Zonjës së Vjetër do të ishte një mundësi shumë e mirë dhe e njeh shumë mirë ambientin dhe trajnerin Massimiliano Allegri.

Leandro Paredes pëlqehet, por duhet arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain, që vazhdon ta vlerësojë lojtarin rreth 30 milionë euro.

Duhet pritur dhe shikuar se si do të lëvizë Juventus-i, që do të duhet të bëjë diçka në atë repart, me të ardhmen e pasigurt të Paul Pogba për shkak të dëmtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here