Oferta prej 80 milionë eurove ka arritur: Barella largohet nga Interi

Përgatitja e Inter-it të Simone Inzaghi-t po vazhdon në pritje të një sezoni objektivi kryesor i të cilit do të jetë fitorja e titullit numër 20 në historinë e klubit.

Pas zhgënjimit Bremer, prioriteti i drejtuesve është ai që të blindojë sa më shpejt Milan Skriniar, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023. Megjithatë, një kërcënim i ri mund të paraqitet për Nicolo Barella.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Liverpool-i ka lajmëruar dëmtimin e rëndë të pësuar nga mesfushori Oxlade-Chamberlain: “Ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe do të duhet pak kohë para se të shihet përsëri në fushë”.

Për mesfushorin parashikohet një ndalesë e gjatë, me klubin anglez që mund të jetë i detyruar të ndërhyjë menjëherë në merkato.

Në shënjestrën e Klopp mund të kthehet në këtë mënyrë Nicolo Barella, që trajneri gjerman e ndjek tashmë prej një kohe të gjatë.

Inter është i paralajmëruar, por edhe Të Kuqtë: në fakt, për të siguruar mesfushorin do të duhet një ofertë marramendëse prej mbi 70-80 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here