Lajm bombastik: Ilkay Gundogan transferohet te gjiganti italian!

Lajm i bujshëm nga Italia, Ilkay Gundogan drejt transferimit në Serie A!

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Etihad këtë verë pas gjashtë viteve si futbollist i Citizens.

Gundogan ka luajtur në 48 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 8 gola dhe ka bërë 6 asistime, por drejtuesit e Cityt kanë vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën e cila i skadon vitin e ardhshëm.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Gundogan.

Pas lëndimit të Pogbas, Biankonerët janë në kërkim të një mesfushori cilësorë dhe Allegri e ka piketuar Gundogan si përforcimin e duhur.

Për kartonin e Gundogan, Juventus do të paguaj 10-15 milionë euro, ndërsa bisedimet me Cityn pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here