Lajm bombastik nga Italia, Firmino në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.
Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë mund të largohet nga Anfield Road gjatë këtij afati kalimtar.
Me transferimin e Darwin Nunez dhe Luiz Diaz, Firmino ka rënë në plan të dytë dhe Juventu është skuadra që ka tentuar transferimin e tij.
Por sipas raportimeve të fundit, Jurgen Klopp ia ka kërkuar drejtuesve qëndrimin e Firminos, për të patur më tepër alternativa në sulm.
Firmino mund të qëndrojë edhe për një vit në Anfield Road dhe të largohet verën e ardhshme me parametra zero.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Firminos verën e ardhshme me parametra zero.
Neroarxurët madje kanë kontaktuar me agjentin e brazilianit për t’ia bërë me dije se në rast se qëndron edhe për një sezon te Liverpooli, verën e ardhshme do t’i ofrojnë kontratë tre vjeçare me pagë prej 5 milionë eurove në sezon.
Mbetet ta shohim nëse Firmino do ti bashkohet Juventusit këtë verë apo Interit verën e ardhshme.